LAJMI I FUNDIT:

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,

“Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së. Ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, tha Elezi.


Ai theksoi se sot në mesditë do të filloj rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

“KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha Elezi.

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit
Lexo po ashtu PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Elezi shtoi se edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 9 mars mori vendim që të rinumërohen 177 kuti të votimit, me 1613 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutinë postare të KQZ-së.

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit që KQZ mori ditë më parë duke mos miratuar rinumërimin e këtyre kutive.

“Anulohet vendimi i KQZ-së i datës 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ të datës 06.03.2025, të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhej në vendimin e PZAP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori