LAJMI I FUNDIT:

Përfundon projekti “Praktikat në Marketing”, ndihmohen 120 biznese dhe një grup studentësh

Përfundon projekti “Praktikat në Marketing”, ndihmohen 120 biznese dhe një grup studentësh

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me USAID-in kanë përfunduar sot projektin një vjeçar "Praktikat në marketing", nga i cili kanë përfituar 12 studentë të universiteteve kosovare te cilët kanë kryer praktikën profesionale në fushën e marketingut në dhjetë ndërmarrje kosovare.

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi me këtë rast theksoi se programi është realizuar me sukses dhe se OEK-ja do të përkrah dhe implementoj projekte të ngjashme të cilat kanë së qëllim gjenerimin e punësimin e të rinjve, sidomos krijimin e një ure konkrete bashkëpunimi në mes të sektorit privat dhe universiteteve.

“Stafi i OEK-së ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për tu marrë më këtë çështje madhore dhe se janë në kërkim të mundësive për zgjerim të këtij programi”.

Rukiqi po ashtu tha se ndërmarrjet më të cilat kanë punuar në këtë projekt do të vazhdojmë të punojmë edhe vitet e ardhshme.


“Ne do të shikojmë mundësinë që ta zgjerojmë projektin, ta formalizojmë bashkëpunimin mes universiteteve dhe ndërmarrjeve dhe në të njëjtën kohë të shikojmë mundësinë që projekte të ngjashme të përkrahen edhe nga donatorët”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i USAID-i, Musli Berisha duke e vlerësuar projektin si të sukseshëm tha se i njëjti ka ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në zhvillimi e bizneseve kosovare por edhe ne zhvillim ekonomik të Kosovës.

Ndryshe në projektin “Praktikat në Marketing”, studentet jo vetëm që janë ndihmuar për të zbatuar teorinë në praktik, por janë shpërblyer edhe me nga 300 euro, me ç’rast nga 200 euro janë siguruar nga kompanitë vendore dhe me nga 100 nga USAID-i. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori