LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë takimet e ndara – pritet takimi i përbashkët

Përfundojnë takimet e ndara – pritet takimi i përbashkët

Treshja ndërmjetësuese e grupit të Kontaktit për statusin e Kosovës, Wisner-Ischinger-Kharchenko, tashmë i ka përfunduar takimet e ndara me delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, ndërsa takimi direkt në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe, me praninë e treshes, do të zhvillohet në orët e pasdites.

Dhe përderisa Ekipi negociator i Kosovës, ka vlerësuar se dokumenti 14 pikësh i paraqitur nga treshja ndërmjetësuese, ngërthen brenda vetes shumicën e qëndrimeve të Prishtinës, delegacioni i Beogradit, siç bëjnë të ditur mediat serbe, gjatë takimit me treshen, e ka prezantuar dokumentin e vet 14 pikësh, ku para se gjithash kërkon ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë.

Zëdhënësi i Ekipit negociator të Kosovës, Skënder Hyseni, pas takimit me treshen ka deklaruar se, Prishtina zyrtare dëshiron që Kosova të jetë e pavarur, me ulëse në OKB, dhe për këtë gjë nuk do të negociohet. Ai ka thënë se Prishtina pret që këto negociata të marrin fund me 10 dhjetor, kur raporti i treshes duhet t’i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Nuk kemi arsye të mos besojmë në një qëndrim të tillë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.


Ndërkaq kryetari i PDK-së dhe anëtari i delegacionit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë pas takimit me treshen se, 10 dhjetori është afati për takimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa pas kësaj periudhe është koha për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen kualitative të saj nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se, treshja me dokumentin prej 14 pikash ka nisur iniciativë të re, për të evituar rrezikun e bllokimit të negociatave dhe ka shprehur pritjet e tij që, takimi i sotëm në mes të Prishtinës e Beogradit, në Vjenë, do të rezultojë me përparime.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori