LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi dënon ashpër operacionet ushtarake ruse në Ukrainë – paralajmërohet një paketë sanksionesh “masive”

Perëndimi dënon ashpër operacionet ushtarake ruse në Ukrainë – paralajmërohet një paketë sanksionesh “masive”

Zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë dënuar bombardimet ruse që kanë nisur përreth Ukrainës në orët e para të së enjtes.

Deri më tani shtatë persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtyre bombardimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërprerë menjëherë veprimet e saj ushtarake për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.


Mësohet numri i personave të vdekur në Ukrainë nga bombardimet ruse, raportimet e para
Lexo po ashtu Mësohet numri i personave të vdekur në Ukrainë nga bombardimet ruse, raportimet e para

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili vë në rrezik jetë të panumërta civilësh. Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për t’u angazhuar në diplomaci, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”, ka thënë Stoltenberg.

Reagim të ngjashëm ka pasur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila duke folur në Bruksel dënoi presidentin rus Vladimir Putin për “kthimin e luftës në Evropë”.

Ajo njofton se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë.

“Me këtë paketë, ne do të synojmë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar aksesin e tyre në teknologjitë dhe tregjet kryesore. Ne do të dobësojmë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar”, thotë ajo.

A e regjistroi Putini fjalimin për pushtimin e Ukrainës tri ditë më herët? Dëshmi se nuk ishte i gatshëm për zgjidhje diplomatike
Lexo po ashtu A e regjistroi Putini fjalimin për pushtimin e Ukrainës tri ditë më herët? Dëshmi se nuk ishte i gatshëm për zgjidhje diplomatike

“Përveç kësaj, ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë hyrjen e bankave ruse në tregun financiar evropian. Ashtu si me paketën e parë të sanksioneve, ne jemi të lidhur ngushtë me partnerët dhe aleatët. Këto sanksione janë krijuar për të pasur ndikim në interesat e Kremlinit dhe në aftësinë e tyre për të financuar luftën”.

Ushtria ruse sulmoi Ukrainën nga Bjellorusia, CNN publikon pamjet e hyrjes së tankeve
Lexo po ashtu Ushtria ruse sulmoi Ukrainën nga Bjellorusia, CNN publikon pamjet e hyrjes së tankeve

Zyra e Jashtme në Gjermani, ka deklaruar se Rusia po shkel rregullat më të rëndësishme të rendit ndërkombëtar.

“Me sulmin e saj ndaj Ukrainës, Rusia po shkel rregullat më themelore dhe më të rëndësishme të rendit ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar nuk do ta harrojë këtë ditë turpi. Në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të përgjigjemi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori