LAJMI I FUNDIT:

Përbërësit e bananes pengojnë transmetimin e HIV-it?

Përbërësit e bananes pengojnë transmetimin e HIV-it?

Lektinat, proteina natyrale të pranishme në banane, mund të ndihmojnë si mjete parandalimi të transmetimit të virusit që shkakton AIDS-sin, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë.

Studimet e realizuara nga Universiteti i Michiganit janë publikuar edhe në revistën Journal of Biological Chemistry.

Testimet laboratorike të zhvilluara deri tash japin shenja se lektina është po aq me ndikim si edhe dy barërat që tashmë ekzistojnë. Veprimi i kësaj substance mbështetet në parandalimin e reaksionit zinxhir që çon deri te infeksioni, pasi ka aftësi për të identifikuar patogjenin dhe për të pamundësuar veprimin e tij duke u lidhur me proteinat e virusit.

Hulumtuesit besojnë se lektina mund të jetë një alternativë më e lirë për krijuar preparate vagjinale me veti mikrobicide./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori