LAJMI I FUNDIT:

Për misionin e NATO-s në Kosovë vendosin 30 vendet aleate

Për misionin e NATO-s në Kosovë vendosin 30 vendet aleate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë ka thënë se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Madje, Vuçiq kishte thënë se do të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që një gjë e tillë mos të ndodhë,

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, kishte thënë Vuçiq.


Mirëpo, nga NATO kanë mohuar deklaratat e presidentit serb, duke ritheksuar se janë në Kosovë për të siguruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet, dhe se çdo vendim merret me konsensus nga të gjithë 30 aleatë.

“NATO ka kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vite dhe mbetet e përkushtuar ndaj rajonit. Misioni ynë KFOR bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë KFOR-in merren me konsensus nga të gjithë 30 aleatët”, thuhet në përgjigjen e NATO-së për RTV Dukagjini.

Ndryshe, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, po ashtu është vendosur në Kosovë më 12 qershor, 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

Fillimisht, ishin rreth 50,000 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet që janë pjesë e aleancës së NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori