LAJMI I FUNDIT:

Për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit, Kurti: I besoj Vjosës, nuk bën veprime pa arsye të thella

Për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit, Kurti: I besoj Vjosës, nuk bën veprime pa arsye të thella

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar veprimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila sot në zyrën e saj, ka zëvendësuar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi me fotografinë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se i beson Osmanit dhe se ajo nuk bën ndonjë veprim pa arsye të thella, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk e kam ndjekur këtë lajm, sepse kam qenë në takime dhe aktivitete që nga mëngjesi por është mirë që për këtë ta jap përgjigjen Vjosa Osmani. Unë nuk besoj që ajo shpreh qëndrime apo bën veprime pa arsye të thella. Pra unë besoj në arsyen e Vjosa Osmanit që besoj që është më mirë ta thotë ajo. Mbase ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu”, ka thënë Kurti në RTK.


Kurti po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk do të jenë sundimtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori