Vetëm në rajonin e Pejës janë rreth 120 vrasje të pasluftës, të cilat nuk dihet se kush i kreu. Drejtësia akoma nuk ia ka dalë të zbulojë se kush ishte autor i këtyre krimeve të rënda, që tronditën Pejën menjëherë pas luftës. Rasti i Smajl Hajdarajt është vetëm një prej tyre. Djali i ish-deputetit të LDK-së, ka thënë se beson akoma që do të gjendet vrasësi i babait.
Shpëtim Hajdaraj ka gati 20 vjet që kërkon drejtësi për vrasjen e babait të tij, Smajl Hajdarajt.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte ekzekutuar në janar të vitit 2002, para hyrjes së banesës së tij.
“Mendoj që duhet të zbardhen sa më shpejtë rastet sepse vrasësit janë mes nesh. Me siguri takohemi nëpër rrugë, takohemi me ta edhe ata jetojnë në mesin tonë. Unë kam shpresë në drejtësi, nuk e di sa do të vonohet kjo drejtwsi, atë nuk e di, por besoj që drejtësia do të bwhet dhe do të zgjidhet edhe kjo vrasje. Uroj të gjitha të zbardhen jo vetëm kjo”, ka thënë djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi për RTV Dukagjinin.
Rasti i Smajl Hajdarajt, është një prej rreth 120 vrasjeve të pasluftës që ndodhën në rajonin e Pejës, e të cilat nuk u zbuluan asnjëherë se kush i kreu.
Përkundër mungesës së hetimeve të duhura nga institucionet, Shpëtimi Hajdaraj thotë se i kanë dyshimet e tyre se kush e ka porositur vrasjen.
“Dyshimet kanë qenë ndaj kundërshtarëve politik që e kanë sponsporizu, apo që e kanë inicua vrasjen. Do të thotë vrasësit mund të jenë krejt me pagesë, apo kështu, mirëpo ka qenë me urdhër. Ajo ka qenë një hierarki e veprimeve”, ka thënë, Hajdaraj.

E me vrasjet e pazgjidhura në rajonin e Pejës, po merret Prokuroria Themelore e këtij qyteti.
“Vet fakti që kanë ndodhë para 20 vjetëve tregon se janë hetime komplekse, për shkak se është shumë e vështirë që gjatë hetimeve të sigurohen prova të cilat do të zbulonin autorin ose kryesin e mundshëm të veprës penale. Ndërkaq, po ashtu edhe dëshmitarët e mundshëm shumica prej tyre janë në botën e jashtme apo edhe kanë ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Shkodran Nikçi, ka treguar se kanë pak prokurorë që merren me këto krime.
“I kemi vetëm pesë prokuror dhe tek secili këto dhjetë raste janë nda nga dy raste tek një prokuror, objektiva ka qenë që me këto dhjetë raste të shënjestruara fillimisht të punohet në mënyrë intensive dhe të kapen autorët, më pas për t’u shënjestruar edhe rastet e tjera të cilat potencialisht mund të zbulohen”, ka thënë Nikçi.
Në Pejë, menjëherë pas luftës, vrasjet ndodhën për motive të ndryshme. Pikëpamjet politike dhe hakmarrja dyshohet të jenë dy prej arsyeve kryesore.
E për mungesën e dënimeve për këto vrasje, Veton Muja me organizatën e tij “Syri Vizon Pejë”, ka mbajtur disa protesta.
“Fatkeqësisht kjo dukuri po vazhdon të mbetet e pa trajtuar gjerësisht. Edhe opinioni sigurisht se e ka humbur besimin në formën e përgjithshme se këtyre rasteve mund të iu gjendet zgjidhje. Moszgjidhja e këtyre rasteve të dërgon edhe në raste të tjera. Në njëfarë forme, i shtynë njerëzit ose kriminelët e mundshëm që të bëjnë vepra sepse nuk po dënohen”, ka thënë Mujaj.
Sikur në Pejë, vrasje të ngjashme kishin ndodhur edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Në gjithë vendin, vlerësohet të jenë rreth 500 raste të vrasjeve për të cilat nuk është vënë drejtësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama realizon “transfuzionin” në PS, kush janë deputetët që mbetën jashtë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker