LAJMI I FUNDIT:

Pepsi interesohet të blejë kompaninë e ujit mineral serb

Pepsi interesohet të blejë kompaninë e ujit mineral serb

Kompania gjigante Pepsi është duke negociuar të blejë prodhuesin më të madh të ujit mineral në Serbi, kompaninë Knjaz Milos.

Madje negociatat për blerjen e kësaj kompanie janë konfirmuar nga vet kompania Pepsi.

Drejtori i përgjithshëm i firmës serbe Knjaz Milos, Rade Pribicevic, ka deklaruar se shitja është gati të përfundojë në fund të vitit, me një çmim që pritet të jetë më i lartë se 200 milionë euro.