LAJMI I FUNDIT:

Pensionistja e gjorë: U hodh poshtë veturës, që të përfitonte nga kompanitë e sigurimit

Pensionistja e gjorë: U hodh poshtë veturës, që të përfitonte nga kompanitë e sigurimit

Pensionistja që mbetet e paemëruar, ka hyrë poshtë një veture që po priste në semafor, në Hubei të Kinës.

Shoferi i njohur si Chen, është alarmuar nga kalimtarët e rastit, që të mos lëvizte me veturë. Ai ka dalë menjëherë jashtë, ku e ka parë gruan e moshuar me gjysmën e trupit poshtë veturës së tij.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, që e kanë marrë gruan dhe shoferin në ndalim, transmeton Telegrafi.


Fotografia që e tregon ngjarjen nga një kënd tjetër, tregon se vetura ishte e ndalur dhe shoferi nuk kishte faj.

People’s Daily ka konkluduar se gruaja ka dashur vet të hynte nën veturë, në mënyrë që lëndimi t’i sjellë përfitime nga sigurimi shëndetësor. /Telegrafi/