LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski pranoi në zyrë delegacionin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë

Pendarovski pranoi në zyrë delegacionin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u takua me delegacionin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë, i udhëhequr nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Andrej Bocev.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Pendarovski, është vërtetuar bashkëpunimi mes dy armatave të dy vendeve, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në mbrojtje, nga ku u konstatua se në këtë mënyrë të dy shtetet kontribuojnë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Pendarovski potencoi se përvoja e forcave të armatosura të Bullgarisë, si vend anëtar në NATO, mund të përdoret për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Pendarovski theksoi se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, solli dinamikë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.


Pendarovski falënderoi gjeneral Bocev për përkrahjen e Bullgarisë në aspiratat e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori