LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me eurodeputetët: Presim hapjen e negociatave me BE-në

Pendarovski në takim me eurodeputetët: Presim hapjen e negociatave me BE-në

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka realizuar takim me deputetët në Parlamentin Evropian, Daçian Çolosh, kryetar i grupit parlamentar të “Renew Europe” dhe Ilhan Quçuk, raportues për Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i këtij grupi parlamentar.

Pendarovski në takim me eurodeputetët e riafirmoi pritjen e shtetit tonë gjatë marsit Bashkimi Evropian ta miratojë metodologjinë e re për zhvillim të negociatave inkuadruese, me çka do të krijohej mundësia për hapje të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit kroat me Unionin.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, në takim me Çolosh dhe Quçuk janë këmbyer mendime për aspiratat e shtetit tonë për anëtarësim në BE, si dhe për ngjarjet aktuale në shtet, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


“Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes parimore të Parlamentit evropian për procesin e zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe mbajtjen e çështjes në agjendë. Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen e shtetit tonë se metodologjia e re për zhvillim të negociatave inkuadruese do të miratohet gjatë marsit, me çka do të hapej mundësia për hapje të negociatave inkaudruese gjatë kryesimit kroat me Unionin”, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori