Këshilltari i u.d së Presidentes, Vjosa Osmani, njëherit kandidat për deputet në listën e VV-së, Faton Peci, i ka kundër-reaguar deklaratës së sotme të LDK-së.
Në një shkrim në Facebook, Peci ka thënë se ata që e zgjodhën Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, sot po sulmojnë Presidenten në detyrë, ngase ajo ka kërkuar asgjë më shumë se sa pavarësi e paanshmëri të KQZ-së.
“Reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend”, tha ai.
Sipas tij, të kërkosh respektim të ligjshmërisë dhe paanësi në punën e KQZ-së nuk është as ndërhyrje e as kërcënim.
“Ju jeni mësuar prej njëzetë vjetësh të funksioni mbi parametra joligjor, thirrjet për respektim ligji juve ju prekin sedrën. Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj”, shprehet tutje.
Peci thekson se KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike.
“Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut”, shkroi më tej.
Peci thekson se nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit.
“Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji”, tha Peci, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa