Parlamenti Evropian në Strasburg, sot u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që “pa vonesë” të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjen e arritur “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”. Eurodeputetët këtë e kanë theksuar në rezolutën për të cilën kanë debatuar, ndërsa nesër do të votohet për të.
Ata gjithashtu theksuan se “Asociacioni e komunave serbe ende nuk është themeluar dhe nuk është hartuar as drafti i statutit të saj, dhe se për formimin e kësaj bashkësie janë përgjegjëse autoritetet e Kosovës.”
Deputetët e PE-së kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që të formojnë një grup pune të nivelit të lartë “me mandat të qartë për hartimin e këtij statuti, i cili do të publikohet dhe do të paraqitet për debat në Kuvendin e Kosovës”, transmeton Beta.
Ata theksojnë se marrëveshjet e deritanishme në dialogun Beograd-Prishtinë duhet zbatuar dhe i bëjnë thirrje shërbimit evropian për çështje të jashtme, në krye të të cilit është Federica Mogherini, që rregullisht të vlerësojnë se si dy palët po zbatojnë obligimet e tyre dhe për këtë t’i raportojnë PE.
PE shfaq shqetësimin për praninë e mëtejme të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe kërkojnë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, si dhe statusin e kompleksit të minierave të Trepçës.
Në projekt-rezolutë u bëhet thirrje liderëve të serbëve të Kosovës që në tërësi të marrin përgjegjësinë për vendet e tyre dhe rolin në institucionet e vendit, në mënyrë që të veprojnë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive t’i kontribuojnë mirëqenies së gjithë popullit të Kosovës.
Po ashtu kërkohet nga autoritetet e Kosovës që edhe më tej të mbështesin përfshirjen e përfaqësuesve serbë dhe të ndërtojnë besimin ndërmjet komuniteteve ashtu që do të promovohet integrimi i tyre ekonomik.
Themelimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe Zyrës së Prokurorisë së Posaçme të Gjykatës në Hagë është “përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të drejtësisë dhe pajtimit”, dhe theksohet se “mbrojtja e dëshmitarëve është vendimtare për suksesin e kësaj gjykate të veçantë, por autoritetet inkurajohen që qytetarëve t’iu lejohet për të përdorur atë sistem pa frikë nga hakmarrja.”
Eurodeputetët kanë dënuar ashpër dërgimin e trenit nacionalist serb nga Beogradi në veri të Kosovës dhe shprehën shqetësimin serioz për shkak të luftë-nxitjes dhe porosive të drejtuara kundër BE-së.
Ata kanë shprehur shqetësimin e thellë për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në bazë të akuzës ndërkombëtare të vitit 2004 nga Serbia në bazë të juridiksionit universal të gjykatës së saj për krime lufte.
“Dhe shprehin keqardhje”, thuhet në draft-rezolutë, “keqpërdorimi për hetime të qytetarëve të vendeve që i kanë takuar ish-Jugosllavisë”.
Në dokumentin e PE shprehet kënaqësia që Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa shpreh shqetësimin që autoritetet prishtinase nuk përmbushin obligimet e tyre në mënyrë që kjo të zbatohet, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, thyerjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare