LAJMI I FUNDIT:

PDK mashtron keq Skënder Berishën në Prizren (Foto)

PDK mashtron keq Skënder Berishën në Prizren (Foto)

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Skënder Berisha, është mashtruar keq nga partia, të cilën e ka drejtuar për disa vite në Prizren.

Ai nuk është përfshirë në listën zgjedhore, ndonëse kishte paralajmëruar në llogarin e tij, “Facebook”, se do të jetë kandidat për kuvendar në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti, shkruan PrizrenPress.

“Të nderuar qytetarë të Prizrenit, miq e shokë, të afërm të mi! Ju bëj me dije se në Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, 2017,konkuroj për të tretën herë me radhë, për këshilltar të Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, pati shkruar Berisha në Facebook.


Berisha, aktualisht është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Prizren.