Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë në konferencë për media se të dhënat e paraqitura së fundmi nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për zhvillim ekonomik dhe punësim të 40 mijë qytetarëve, dëshmojnë se kabineti qeveritar është i shkëputur nga realiteti që po mbizotëron në Kosovë.
Pasi ka demantuar me fakte se qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti janë varfëruar dhe ekonomia ka shënuar rënie të madhe, Arben Mustafa e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të zbresë tek qytetarët në terren dhe do ta kuptojë shumë shpejtë realitetin.
“Në kohën kur Kosova po shënon krizën më të rëndë ekonomike në 22 vitet e fundit, kur qytetarët po varfërohen çdo ditë e më tepër për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja ekonomike po bie me ritëm të shpejtë, Kryeministri i vendit paraqiti disa tregues përmes të cilëve po synon t’i bindë qytetarët se ata nuk po ballafaqohen me vështirësi ekonomike, por po e jetojnë një periudhë të lulëzimit të ekonomisë. Si duket, në këtë vend, vetëm Kryeministri dhe vartësit e tij dhe askush tjetër besojnë se ekonomia e vendit po lulëzon”, tha Mustafa.
Tutje theksoi se Kurti po ashtu vazhdoi praktikën e vartësve të tij për t’i prezantuar zhvillimet ekonomike përmes treguesve nominalë. Sipas Mustafës, edhe njohësit më modestë të ekonomisë e kuptojnë shumë mirë që në kohë inflacioni, treguesit nominalë ofrojnë informacione të shtrembëruara dhe nuk e paraqesin realitetin, pasi që në llogaritje nuk përfshijnë efektin e inflacionit.
“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, deklaroi Mustafa.
Udhëheqësi i Departamentit për Financa në KQM ka paraqitur të dhënat zyrtare të ekonomisë në vend, të cilat sipas tij i demantojnë propagandat qeveritare.
“Norma e inflacionit për produktet esenciale është mbi 20%, që do të thotë se paratë në duar e qytetarëve sot vlejnë rreth 20% më pak sesa që kanë vlejtur para një viti. Në këtë normë të lartë inflacioni, kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë refuzimi i Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa fiskale që do ta frenonin rritjen e çmimeve. Norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2022 ishte vetëm 2.1%, rritja e më e ulët e shënuar gjatë një tremujori të dytë që nga viti 2014, përjashtuar pandeminë në vitin 2020. Me këtë ritëm, si dhe duke pasur parasysh pritjet për krizën e energjisë gjatë dimrit, ekonomia e vendit shumë lehtë mund të shkojë drejtë recesionit. Kjo do të nënkuptonte më pak vende pune dhe më pak të ardhura për qytetarët”.
Sipas tij, ndërprerjet e furnizimit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës ishin paralajmërimi më i mirë për atë se çka po na pret gjatë dimrit.
“Tani kur veç kanë filluar të bien temperaturat dhe është bërë vonë për çfarëdo reagimi, Qeverisë i bie në mend për të ofruar mbështetje për familjet vetëm sa për të figuruar në listën e veprimeve të Qeverisë dhe jo se pritet ndonjë efekt real i atyre masave. Subvencionimi për blerjen e stufës së peletit nuk ka kuptim, kur çmimi i peletit është rritur për 300%.”, tha ai.
Mustafa shtoi se gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, Kosova ka shënuar rënie të investimeve të sektorit publik, rënie të investimeve të sektorit privat dhe rënie të sasisë së mallrave të eksportuara.
Për sa i përket tregut të punës, Mustafa tha se Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë statistikë zyrtare për vitin 2022, ndërsa bazuar në dinamikat aktuale të ekonomisë dhe migrimit të madh të të rinjve nuk ka arsye për të vlerësuar se tregu i punës po kategorizohet me zhvillime pozitive.
“Ndërsa, Kryeministri i vendit, në vend se të kyçet seriozisht në debatin për menaxhimin e situatës së rëndë ekonomike, ai paraqitet para publikut me një komoditet të paparë, sikur ekonomia jonë të ishte në bum ekonomik dhe kjo krizë e rëndë të mos ekzistonte fare. Unë besoj se Kryeministri i Kosovës e kupton mirë që ajo nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit nuk është progres, por është krizë e rëndë. Nëse me të vërtetë ende nuk po e kupton, atëherë duhet që urgjentisht të zbresë te qytetarët dhe do ta kuptojë shumë shpejtë”, tha Mustafa
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Mickoski: Negociatat me BE-në nuk do t’i zgjidhin të gjitha problemet, ne duhet t’i bëjmë vetë detyrat tona
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës