Pavarësisht se turpëruan Unitedin, Guardiola kritikon ashpër disa lojtarë

Përkundër se Manchester City fitoi 6-3 ndaj Manchester United, Pep Guardiola ka kritikuar disa lojtarë për paraqitjen që bënë në derbi.
Citizens fituan falë het-trikeve të Erling Haaland dhe Phil Foden, por që Djajtë e Kuq u larguar nga “Etihad Stadium” me tri gola të shënuara.
Për këto gola të pësuara, Guardiola ishte i nervozuar dhe ka thënë se disa lojtarë nuk ishin në nivelin e tyre më të mirë.
“Ka qenë një pjesë e parë e shkëlqyer. Shënuam katër gola dhe kemi mundur të shënonim edhe më shumë. Pas pjesës së parë ishte më e vështirë. Ishte fitore e madhe, ndeshje shumë e mirë. Të gjithë në stadium ishin të lumtur dhe u kënaqëm pasi ishte fitore ndaj rivalit. Ishte një pasdite shumë e mirë për ne”, ka thënë fillimisht Guardiola pas derbit.
A good day at the office! 🙌
🔵 6-3 🔴 #ManCity pic.twitter.com/ZiO4dfSDff
— Manchester City (@ManCity) October 2, 2022
“Në përgjithësi ishte shumë mirë sesa agresiv ishim, por natyrisht ata e kanë Bruno Fernandesin dhe Christian Eriksenin, ata kanë kualitete. Ne ishim të vetëdijshëm për hapësirat dhe lojtarët tonë të sulmit e bënë diferencën në pjesën e parë. Ne mund të fitojmë apo të humbim por ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Disa lojtarë nuk ishin të mirë sot kështu që duhet të përmirësohen. E përkryera nuk ekziston, është e pamundur. Por ne duhet të provojmë”, përfundoi Guardiola.
“Foden ka dëshirë, mënyra se si vrapon është gjëja kryesore. Ai meriton të luajë në secilën herë dhe ka kualitet. Ai është lojtar i ri dhe është realitet. Ai meriton gjithçka. Haalandi, shifrat flasin vetë. Ai e ka bërë këtë gjë edhe më parë. Ne mundohemi ta ndihmojmë atë në këtë rreth. Shifrat janë të frikshme, me të vërtetë. Ai sheh 10-të lojtarë që vrapojnë pa top, me përpjekje për njëri-tjetrin, dhe të njëjtën gjë dëshiron ta bëj edhe vetë. Ata e shohin, edhe ky e sheh. Për këtë arsye kemi suksese në këto vjetët e fundit. Prapa saj është përpjekja dhe dëshira për të arritur sa më shumë suksese”, u shpreh më tej trajneri i kampionit në fuqi. /Telegrafi/
"In our simple things, we are still not good enough" 🗣
Pep Guardiola has high demands for his side 😅 pic.twitter.com/yMuX6wXbVN
— Manchester City News (@ManCityMEN) October 2, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë