Pasuria e Rita Ora është dyfishuar në vetëm 12 muaj në 10.2 milionë falë një prurjes fitimprurëse të muzikës, marrëveshjeve reklamuese dhe investimeve në pronë.
Krijuesja e hitit “Girls”, 29 vjeçe, fitoi 5.3 milionë funte gjatë vitit 2019 përmes tri kompanive të saj: Rora Properties, Ora Multi-services dhe Ora Live, shkruan DailyMail.
Ylli e ka kaluar vitin e kaluar duke xhiruar për filmin e saj të ri “Twist”, që do të jetë një përshtatje e re e romanit të famshëm “Oliver Twist”, si dhe është angazhuar si anëtare e jurisë në panelin gjykues të spektaklin shumë të ndjekur “The Masked Singer”.

Ajo gjithashtu rriti fitimet prej 4.9 milionë dollarë që nga janari i kaluar duke marrë pjesë në marrëveshje të ndryshme reklamash, duke përfshirë marrëveshjet me: “Coca-Cola”, “Rimmel” dhe “Adidas”.
Rita bleu një rezidencë në vlerë prej 1.5 milion dollarësh për prindërit e saj në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë në muajin maj, njoftoi The Sun.
Dhe nuk ishte hera e parë që Rita u dhuroi prindërve të saj një pronë. Ajo zbuloi në vitin 2014 që u kishte dhuruar prindërve të saj një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi, në vlerë 1.3 milion milion funte, e cila ndodhet në Londrën Veriore.
Rita kishte thënë në një intervistë për Radio Free shumë vite më parë: ‘Unë mendoj se kam përfunduar duke u dhënë shtëpinë prindërve të mi, në të vërtetë. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Unë kurrë nuk jam vërtet në të njëjtin vend”.
“Jam rikthyer në shesh, por të paktën prindërit e mi kanë një vend”, kishte thënë Ora.

Rita ka folur më parë për borxhin dhe gjithçka çfarë kanë hequr prindërit e saj, të cilët erdhën në Britani të Madhe si refugjatë nga Kosova.
Ata kursyen që Rita të mund të ndiqte shkollën e teatrit “Sylvia Young” si një adoleshente, ndonëse ajo u rebelua pak në kohën kur mamaja e saj, Vera luftoi me kancerin e gjirit – megjithatë tani ajo është duke punuar për t’i paguar ata për bujarinë e tyre .
Duke folur për Evening Standard për fëmijërinë e saj, Rita tha: “Ne jetuam në Earls Court, në Rrugën e Vjetër të Bromptonit. Një dhomë për të katër ne, motra ime [Elena] më bezdiste duke bërë detyrat e saj kur unë isha duke provuar të flija”.

Vëllai i saj Don ka lindur në vitin 1998 dhe familja u transferua në Veri në Kensal Rise, kur babai i saj bleu pijetoren e “Queen Arms” në Kilburn.
Sipas gazetës, prindërit e Ritës kanë punuar shumë për të arritur ato që kanë, duke kujtuar nënën e saj e cila duhej të kryente doktoratën, ndërkohë që natën punonte si kamariere-ndihmëse në pijetoren e burrit të sak; ajo tani punon si një psikiatre për NHS.
Rita më vonë ndoqi shkollën prestigjioze “Sylvia Young Theatre School”.
Fillet e saj në muzikë kanë të bëjnë me interpretimet e saj në pijetoren e të atit. Ishte rreth kësaj kohe, kur Rita ishte 15 vjeçe, nëna e saj u godit nga kanceri i gjirit. Rita ndaloi së shkuari në shkollë për të mbështetur nënën e saj, e cila arriti të shërohej.

Por suksesin më të madh e arriti falë njohjes me producentin Jay-Z.
Jay-Z u njoh me Rita Orën përmes menaxherit të saj, Sarah Stennett, i cili gjithashtu numëron Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard në mesin e listës së talenteve që i menaxhon.
Ajo u nënshkroi kontratë me label-in “Roc Nation” brenda 48 orësh pasi ia tregoi talentin Jay-Z në dhjetor të vitit 2009.
Rita u zbulua në botë në vitin 2012 me hitet si “Hot Right Now” dhe “R.I.P”.
Talenti i saj mori vulë kur ajo u nominua për tri çmime në “BRIT Awards 2013” – në atë që njihet si ngjarja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s’i kuptoj

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Roberta Flack i bëri një nderim prekës Celine Dion në postimin e saj të fundit, tre ditë para ndarjes nga jeta

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania