Rita Ora zgjedh komoditetin në kremin e kremrave sportive ndërsa shkon për darkë në Craig's në LA

Ajo i ka kaluar ditët e para të vitit 2010 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa punon në fushatën e saj të re me brendin gjigant të këpucëve “Deichmann”, shkruan DailyMail.


rita1 3

Rita Ora shijoi një pushim të shkurtër nga orari i saj i ngjeshur ndërsa u nis për darkë në Craig's në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej e mrekullueshme teksa u pa e veshur me një bluzë me kapuç të butë dhe pantallona të bardhë.

rita2 3

Me pamjen e saj sportive, këngëtarja bëri që fiziku i saj trupor të bie më së miri në pah.

Sa i përket aksesorëve, këngëtarja shqiptare bëri një përzgjedhje të stolive prej ari - vathë të ngritur, byzylykë dhe një orë me shkëlqim.

rita3 2

Ndërkohë, Rita po vazhdon të jetë prezentë edhe në shfaqjen shumë të shikuar në Mbretërinë e Bashkuar, “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë së spektaklit.

Shfaqja - e cila vjen nga një koncept i sajuar fillimisht në Korenë e Jugut - paraqet një varg yjesh që garojnë në një konkurs për të kënduar, ndërsa janë të gjithë të veshur me kostume të veçanta për ta fshehur identitetin e tyre.

rita4 2

Rita gjithashtu ka përfunduar edhe xhirimet e një filmi të ri, të titulluar “Twist”, që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/

rita5 2

rita6 3

rita7

rita8

rita9