"Mos hajdeni te shtëpia ime", Gjesti me kërkesë për fansat

Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij dhe e familjes.
Ai shprehet se është mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr nga publiku, duke e kuptuar dëshirën e shumë fansave për ta takuar apo për të bërë një fotografi me të.
Megjithatë, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku arrin të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.

"Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia ime me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua", shkruan ai.
Artisti shton se vizitat e shpeshta pranë shtëpisë e bëjnë të vështirë ruajtjen e qetësisë, por njëkohësisht thekson se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar apo i pavlerësuar.
Gjesti u bën thirrje ndjekësve që të mos shkojnë në shtëpinë e tij, duke premtuar se do të ketë plot mundësi për t'u takuar gjatë koncerteve, eventeve dhe aktiviteteve publike.
Sipas tij, këto janë vendet më të përshtatshme për të bërë fotografi dhe për të kaluar momente me fansat.
Në fund të mesazhit, falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe respektin ndaj privatësisë së tij dhe të familjes, duke theksuar se kjo do të thotë shumë për të. /Telegrafi/














































