LAJMI I FUNDIT:

Passati i ri në tregjet ballkanike (Foto)

Passati i ri në tregjet ballkanike (Foto)

Modeli më i shitur i klasës së mesme të Passatit, ka arritur deri në gjeneratën e tetë, e cila shkon dy hapa përpara në raport me paraardhësin.

Nga Volkswageni e paralajmërojnë si një lidhje e inovacionit, estetikës, efikasitetit, kualitetit kulmor dhe sigurisë.

Duke shfrytëzuar sistemet më moderne për siguri aktive, Passati kalon në një klasë më lartë duke ofruar nivel të mbrojtjes për udhëtarët që nuk është parë deri më tani te kjo klasë, njofton Telegrafi.


Fillimisht, Passati i ri do të ofrohet me motor turbo me benzinë 1.4 l me 150 KF dhe katër motorë me naftë që do të zhvillojnë 120, 150, 190 dhe 240 КF.

Çmimet fillojnë nga 26.002 euro për modelin me benzinë, ndërsa modeli me naftë 1.6 TDI me 120 KF kushton 27.645 euro. /Telegrafi/

passat1 passat2 passat3 passat4