LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e shpeshta në lëkurë nga dielli

Pasojat e shpeshta në lëkurë nga dielli

Për shkak ekspozimit kronik të lëkurës në diell, në regjionet e fotoeksponuara, vjen deri te ndërrimet e përhershme dhe ireverzibile.

dr. sci. ass. Mybera Ferizi,
dermatovenerologe

Dëmtimet kronike solare paraqesin areale të përshtatshme për zhvillimin e karcinomave të lëkurës. Njerëzit me sy të kaltër dhe me flokë të verdha janë më të rrezikuar nga rrezet e diellit.

Keratozat aktinike
Në fillim duket si një pikë e kuqe, më vonë mbi te preket një dregëz me ngjyrë kafe të qelë ose e bardhë. Pas largimit të dregëzës vërehet një ulceracion. Mund të kaloj në karcinomë të lëkurës.


Njollat e pleqërisë
Ndërrime të rrafshëta me ngjyrë të verdhë, të lëmuara, zakonisht në fytyrë, e shpinë. Si pasojë e ekspozimit kronik në diell.

Bazalioma
Është një lloj kanceri i lëkurës, si pasojë nga ndikimi kronik i diellit. Mund të manifestohet si tumefakt, si gërryerje, ose si ngritje e lehtë. Me ngjyra nga e kuqja.

Spinalioma
Është kancer lëkuror, i cili ka natyrë serioze. Vendi më i atakuar është buza e poshtme, laprat e veshëve dhe hunda.

Melanoma
Është kancer lëkuror i qelizave te pigmentuara të lëkurës – të melanociteve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori