LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësit e Taravarit dhe Merkos do të mësohen deri në fund të javës

Pasardhësit e Taravarit dhe Merkos do të mësohen deri në fund të javës

Kush do t’i trashëgojë Arben Taravarin në funksionin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ramiz Merkon në funksionin e ministrit pa portofol të angazhuar për Investime të Huaja do të dihet deri në fund të javës, thonë për AIM nga Aleanca për Shqiptarët dhe BDI.

Nga Aleanca theksojnë se deri në fund të javës, organet e partisë do të mbajnë takim në të cilin do të vendosin se kush do të ulet në vendin ministror të Taravarit, ndërsa nga BDI, megjithatë, theksojnë se për çështjen e pasardhësit të Merkos ka konsultime të vazhdueshme mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të partisë, Ali Ahmeti.

Si kandidatë më seriozë për pasardhës të Taravarit përmenden drejtori i Klinikës për Sëmundje të Syrit, Bekim Tateshi dhe neurologu, Fatmir Mexhiti.


Edhe Tateshi edhe Mexhiti nuk konfirmojnë dhe thonë se për atë në ditët në vijim do të vendosë lideri i partisë dhe trupave të saj.

Arben Taravari, detyrën ministër e kreu vetëm katër muaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re. Pastaj ai bëri të ditur se hyn në garën zgjedhore për pushtetin lokal dhe se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Gostivarit. Ai në zgjedhje fitoi dhe e mori funksionin e kryetarit të Gostivarit.

Pas zgjedhjeve lokale, mbeti i zbrazur edhe vendi i Ramiz Merkos, i cili e kryente funksionin ministër pa portofol përgjegjës për Investime të Huaja. Ai e mori funksionin kryetar i Komunës së Strugës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori