LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta e vaksinimit rrit numrin e suedezëve që vendosin mikroçip në dorë

Pasaporta e vaksinimit rrit numrin e suedezëve që vendosin mikroçip në dorë

Në Suedi është rritur numri i personave që kanë vendosur mikroçip në dorë pas njoftimit se në vend do të kalojë në zbatim pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19.

Në artikullin e gazetës “Aftonbladet” thuhet se është shënuar rritje në normën e atyre që vendosin mikroçipe në duart e tyre për shkak se, duke filluar nga data 1 dhjetor në vend do të kërkohet pasaporta e vaksinimit në aktivitetet ku ka më shumë se 100 pjesëmarrës.

Hannes Sjoblad, në një deklaratë për gazetën tha se në dorën e majtë e ka vendosur një mikroçip ku ndodhet pasaporta e vaksinimit gjersa ka shtuar se “ky është një trend i ri dhe se është popullor në mesin e suedezëve”.


Ndërkohë Moa Petersen hulumtuese e kulturës dixhitale tha se deri më tani në Suedi 6.000 persona kanë vendosur çip në dorën e tyre.

Ajo theksoi se ata që kanë vendosur çip falë Teknologjisë së Identifikimit me Frekuencë Radio (RFID) tashmë nuk mbajnë më me vete pasaportë vaksinimi, çelës, kartë identiteti dhe madje as biletë treni.

Petersen tërhoqi vëmendjen se kjo situatë ka shkaktuar reagim të madh në botën e jashtme por pavarësisht reagimeve suedezët kanë besim të lartë në teknologji.

Kompania e hekurudhave shtetërore të Suedisë (SJ) në vitin 2017 njoftoi se kanë filluar në aplikimin e leximit të biletave me mikroçip si rezultat i rritjes së numrit të personave që vendosin mikroçip në duart e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori