Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitajt, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015, ka shkaktuar shqetësim dhe reagime të shumta. Me vendimin nuk po pajtohet as familja e të ndjerës, e cila lirimin e të akuzuarit po e cilëson të padrejtë dhe të ndikuar.
Vëllai i të ndjerës, Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme ishte i papritur dhe i padrejtë.
Ai tha se janë duke pritur vendimin kur ta marrin nga gjykata, dhe siç tha Pajazitaj rastin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne e kemi kuptu vendimin prej mediave, as nuk kemi vendim nga gjykata, as kurrgjë. Ishte një vendim shumë i papritur. Nuk e di se si gjykata nuk i ka vlerësu të gjitha ato fakte. P.sh. pse kur e ka pa herën e parë që ka kalu në Supreme, nëse ka pas diçka shkelje esenciale ose diçka, pse nuk e ka marrë këtë vendim, por e ktheu në rigjykim e veç me na maltretu. Nëse ka pa që diçka nuk është në rregull, kanë mujt herën e parë me marrë këtë vendim dhe me marr fund, e jo me na maltretu”, ka thënë Pajazitaj.
I pyetur nëse do ta pranojnë këtë vendim, ai tha se po presim ta marrin vendimin nga gjykata.
“Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Edhe pse shpresat janë shumë të vogla me ndodh diçka në favorin tonë. Për mendimin tim, të gjitha gjykatat këtu janë një akt zinxhiror në sistemin e drejtësisë… Po zhgënjehem pasi ka pas fakte të kamerave dhe dëshmia e vajzës së tij kur ka dalë kundër tij. Për ato kamera që janë marrë aty në një shtëpi në fshat. Aty ku ka hyp Donjeta në xhipin e Naserit”, tha Shkëlqimi për Telegrafin.
Ndryshe, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, kushëriri i saj, Naseri, është liruar të enjten nga burgu.
“Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”,i ka thënë Telegrafit të enjten Antigona Uka-Lutfiu, zëdhënëse në Gjykatën Supreme.
Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh.
Vendimi për lirimin nga akuza dhe burgimi i të dyshuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ka ngjallur reagime të shumta.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është i papranueshëm vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
“Po i komentoj vendimet e gjykatës supreme sepse për mua është e papranueshme që një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht të lirohet nga akuza”, ka thënë Haxhiu, në fjalimin e mbajtur në Kuvend për punën dyvjeçare të Qeverisë.
Duke komentuar vendimin e Supremes, Haxhiu ka thënë se reformat e nisura nga Qeveria janë të rëndësishme dhe se qytetarët kanë më së shumti nevojë.
“Më lejoni edhe një herë të shpreh shqetësimin tim për një njoftim që sapo u bë publik nga Gjykata Supreme. Personi i dënuar nga shkalla e parë, pra me dënim të përjetshëm, Naser Pajazitaj dhe nga shkalla e dytë me 35 vite dënim, është liruar nga akuza nga Gjykata Supreme”, ka thënë ajo.
Reagoi edhe Grupi i Grave Deputete të Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera ato e vlerësuan të papranueshme se si vrasja e një gruaje vlen për gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush, ose me një dënim minor.
“Për ne si Grup i Grave Deputete është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për Gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush. Ose me një dënim minor.”, kanë shkruar Grupi i Grave Deputete.
Edhe organizatat joqeveritare, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës -RRGK. Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ, INJECT, Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, Artpolis, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social -QIPSCEL dhe SGK kanë kërkuar që të vihet drejtësi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, si dhe kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës