LAJMI I FUNDIT:

“Shteti po vret”, lirimi i të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, deklarata e vëllait të saj dhe reagimet tjera

“Shteti po vret”, lirimi i të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, deklarata e vëllait të saj dhe reagimet tjera

Kolegji penal i Gjykatës Supreme të enjten ka marr vendim që ta lirojë nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Lutfiu.


“Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë Uka-Lutfiu.

Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Lexo po ashtu Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

E pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme ka reaguar Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i së ndjerës.

Vëllai i Donjetës u shpreh se nga sot e tutje më nuk kanë besim as në Polici, Gjykata e Prokurori, pasi siç shkroi ai, që shtatë vjet nuk kanë qenë në gjendje ta ndriçojnë rastin.

Ndër të tjera, ai shkroi se shteti po vret.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe njëherë vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi që njerëzimi që punon aty e SHESIN fytyrën e tyre për para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as në Polici, Gjykatë e as në Prokurori kur që 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu të vërteten. Këta me shumë janë të interesuar të marrin një pagë nga shteti sesa të vënë drejtësi në vendin e tyre. SHTETI PO VRET”, shkroi Pajazitaj në Facebook.

Pas lirimit të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim ka reaguar edhe ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla. : “Ashensori i drejtësisë” shpëton vrasësit e grave në Kosovë

Haradinaj-Stublla e ka krahasuar me ‘drejtësinë e ashensorit”, e cila i shpëton vrasësit e grave në Kosovë.

Pas lirimit të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Haradinaj-Stublla: “Ashensori i drejtësisë” shpëton vrasësit e grave në Kosovë
Lexo po ashtu Pas lirimit të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Haradinaj-Stublla: “Ashensori i drejtësisë” shpëton vrasësit e grave në Kosovë

“Lirimi i Naser Pajazitaj nga Supremja, i dënuar 35 vjet burg për vrasjen e Donjetës ma kujtoi ish shefen e EULEX Papadopoulou që pati quajtur drejtësinë në Kosovë elevator justice [drejtësi e ashensorit]. Vrasësit e grave në Kosovë i shpëton pikërisht ky ashensor i drejtësisë sonë: herë poshtë herë lart deri në lirim!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter, raporton Telegrafi.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm N.P, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-së.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin. Ndërsa, prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori