LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimit që morën gazetaret Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, policia po heton rastin

Pas kërcënimit që morën gazetaret Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, policia po heton rastin
Foto: Arkiv

Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:42, në Zonën Industriale.

Tutje në raport të Policisë së Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar.


AGK njofton se janë kërcënuar gazetaret Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli
Lexo po ashtu AGK njofton se janë kërcënuar gazetaret Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli

Dy ankuese femra kosovare, gazetare të një mediumi kanë informuar se, përmes rrjetit social kanë pranuar mesazhe kërcënuese. Rasti është duke u hetuar.

Ndryshe, për këtë reaguan edhe nga AGK-ja, ku sipas tyre gazetaret janë kërcënuar pas një hulumtimi të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori