Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë, vazhdon të mbetet kërkesë e Komisionit Evropian, e cila është përsëritur edhe në Raportin e Progresit të publikuar ditë më parë.
Partitë politike thuhet të kenë vazhduar të mos i bëjnë publike raportet e tyre financiare, ashtu siç edhe është paraparë me Ligjin për financimin e subjekteve politike.
Mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive ishte kritikuar edhe nga organizatat tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.
Shmangia e publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimit financiar nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, thuhet se ka të bëjë më atë se brenda këtyre financave të panjohura të partive politike ka diçka të dyshimtë.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet financiare të partive politike vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk publikohen në web faqen e tyre.
Ai thotë se niveli i transparencës dhe llogaridhënies karshi financimit të partive politike është në pikën zero.
“E gjithë kjo bëhet qëllimisht për shkak se në përgjithësi dhe në bazë të hulumtimeve që ne i kemi zhvilluar, tregon se partitë politike përveç që shpenzojnë paratë që marrin nga buxheti i Kosovës shpenzojnë edhe para që i marrin nga bizneset dhe kjo ka krijuar një lidhje klienteliste mes partive politike dhe bizneseve të caktuara të cilat fillimisht u japin para partive politike dhe pastaj këto i marrin shumëfishë përmes tenderimit publik”, thotë Demhasaj.
Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit dhe të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë.
Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet përkatëse zyrtare.
Nga matjet e shpenzime të subjekteve politike që kanë bëra organizatat joqeveritare, Demokracia Plus dhe Organizata për Demokraci, Anti –Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vlerësohet se mbi 3 milionë euro kanë shpenzuar subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar.
Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe auditimi i partive politike i cili ishte bërë pati nxjerrë shumë parregullsi, mirëpo që këto parregullsi nuk ishin adresuar nga institucioni mbikëqyrës.
“Fusha e financimit të partive politike nuk është një problem që përcjell vetëm Kosovën. Në të gjitha vendet e rajonit dhe në të gjitha vendet në tranzicion ka probleme me financimin e partive politike për shkak se donatorët synojnë që përmes dhënies së donacioneve për partitë politike pastaj të shpërblehen me kontrata publike ose lehtësime në licenca e favore të tjera”.
“Pra, presin që ky favor që iu bëjnë partive politike të shpaguhet. Bërja publike e financave nuk është në interes as të donatorëve e as të partive politike”, thotë Zejna.
Ai thotë se duhet një presion më i madh nga Komisioni Evropian që kjo çështje të adresohet mirë të paktën në ndryshimet që pritet t’i ketë Ligji për financimin e subjekteve politike.
“Megjithatë, edhe po të kemi një legjislacion të mirë dhe në harmoni të plotë me direktivat dhe praktikat e shteteve të BE-së zbatimi i legjislacionit është një sfidë në veti”.
“Është një nga ligjet më problematike në zbatim si pasojë e mungesës së institucioneve mbikëqyrës dhe gatishmërisë që të merren me partitë politike. Nëse shikohen raportet e Komisionit Qendrore të zgjedhjeve gjobat që janë ndarë partive politike për mosrespektim të këtij ligji janë zakonisht për partitë që nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka gjoba për partitë e mëdha politike që pranojnë donacione nga bizneset private dhe nga buxheti i shtetit”, thotë Zejna.
Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro. Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës