Kolltukët e ministrave të OBRM-PDUKM-së në Qeverinë teknike mund të mbeten të zbrazëta. LSDM-ja sot edhe një herë ka bërë me dije se nuk do t’i votojë propozimet e partisë së Mickoskit për ministra në kabinetin e Talat Xhaferit, nëse deputetët opozitarë nuk mbështesin Qeverinë teknike.
“Nëse OBRM-PDUKM-ja nuk voton për qeverinë teknike dhe nuk i mbështet propozimet e veta për qeverinë teknike, atëherë edhe deputetët e LSDM-së nuk kanë përse t’i votojnë. Në këtë rast, vendet e DPMNE-së në Qeverinë teknike duhet të mbeten vakante, kurse mandatari duhet të propozojë Qeveri në të cilën ato gjashtë vende duhet të mbeten të paplotësuara. DPMNE-ja, në përputhje me ligjin, si të gjitha partitë e tjera që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet t’i propozojë kandidatët e vet dhe të votojë për atë qeveri”, thonë nga LSDM.
Me qëndrim më të ashpër kundër OBRM-PDUKM-së ka dalë sot Partia Liberal Demokratike. Nga ky subjekt e cilësojnë si të papërgjegjshme sjelljen e partisë së Mickoskit duke e akuzuar se po e rrezikon votimin e qeverisë teknike.
Por, OBRM-PDUKM-ja, e cila njoftoi se do të propozojë ministra për qeverinë teknike mbetet në qëndrimin se nuk do të votojë “pro” qeverisë së Xhaferit. Partia e Mickoskit thotë se është pushteti ai që mund ta rrezikojë procesin zgjedhor, duke mos i votuar kandidatët e opozitës për ministra.
“Mbetemi në qëndrimin se nuk do ta votojmë përbërjen e qeverisë, kurse LSD-së i mbetet të vendosë nëse do t’i respektojë ligjet ose do t’i shkelë të njëjtit, me çka i shpalos qëllimet për rrezikimin e procesit zgjedhor. OBRM-PDUKM-ja do t’i propozojë ministrat dhe zv/ministrat në përputhje me ligjin për qeverinë teknike, por nuk do ta votojë kryeministrin teknik të BDI-së, Talat Xhaferin. Ligji nuk njeh propozime për ministra me “vende vakante”, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ditë më parë, edhe partia e Ahemtit, njoftoi se deputetët e saj nuk do të mbështesin propozimet e OBRM-PDUKM-së për ministra nëse opozita maqedonase nuk voton qeverinë teknike dhe Talat Xhaferin kryeministër teknik.
Përgatitjet formale në Kuvend për Qeverinë teknike duhet të nisin të hënën, më 22 janar, ndërsa qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri