Parashikimi: Juventus – Porto

Juventus do të hyjë e relaksuar në takimin e dytë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve pasi që në të parin kishte triumfuar si mysafirë i Portos me rezultat 2-0.
Vendi: Juventus Arena, Torino
Koha: 14 mars (e premte), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Juventus
Stefano Sturaro nuk është i gatshëm për kët takim, ndërsa Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli duhet të presin deri në çastin e fundit.
Dani Alves pritet të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Claudio Marchisio po lufton për një vend titullar, edhe pse të padiskutueshëm deri më tani janë Sami Khedira dhe Miralem Pjanic.
Mario Mandzukic dhe Juan Cuadrado pritet të luajnë pas mungesës kundër Milanit, të cilën e fituan kampionët italian me rezultat 2-1.
Porto
Alex Telles është i dënuar shkaku i kartoni të kuq të marr në ndeshjen e parë, ndërsa Porto nuk ka asnjë futbollist të lënduar.
I vetmi ndryshim pritet të jetë Miguel Layun, i cili do ta zëvendësojë në krahun e majtë Tellesin.
Top lojtarët
A e dini se…?
Juventus ka barazuar në pjesën e parë në tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Juventus nuk ka pësuar gol në pesë prej shtatë takimeve të fundit në Ligën e Kampionëve.
Juventus ka fituar pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampionëve.
Juventus ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Analiza
Juventus kanë epërsinë prej dy golave prej ndeshjes së parë të zhvilluar në Portugali. Gjigantët italianë kanë arritur të fitojnë vetëm dy herë në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon dhe në këtë ballafaqim hyn si favoritë.
Porto ka qenë në superformë deri para takimit me Juven duke shënuar tre fitore rresht në saje të 12 golave të realizuar dhe asnjë të pranuar.
Megjithatë, kanë fituar vetëm dy nga katër ndeshjet si mysafirë në Ligën e Kampionëve dhe të gjitha i kanë kundër skuadrave italiane.
Parashikimi: Juventus 2-0 Porto
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit