LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Napoli – Inter

Parashikim: Napoli – Inter
(Valerio Pennicino/Getty Images)

Napoli do të presë Interin në duelin prej më të mëdhenjve këtë javë në Evropë. Napolitanët do të kërkojnë të përmirësojnë gabimin pas barazimit ndaj Sassuolos, por kanë punë me një Inter që po kërkon patjetër vazhdimësinë pas fitores ndaj Fiorentinës.

Vendi: San Paolo, Napoli
Koha: 2 dhjetor (e premte), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Napoli

Menaxheri i Napolit, Maurizio Sarri ka shumë për të kalkuluar para duelit ndaj Interit. Duke parë ndeshjen kruciale në Ligën e Kampionëve mesjavën e ardhshme, menaxheri i Napolit ndoshta tashmë po menon më shumë për atë duel se sa për sfidën ndaj Interit.
Napoli do të duhet që së paku të bëjë një ndryshim, e ai është largimi i Dries Mertes për shkak të suspendimit. Si rezultat, Manolo Gabbiadini do të startojë, por vend nuk pritet të ketë për Emanuele Giaccherinin, pasi Lorenzo Insigne është në formë të lartë për momentin.

Napoli dhe Interi me mungesa të rëndësishme para derbit
Lexo po ashtu Napoli dhe Interi me mungesa të rëndësishme para derbit

Inter

Stefano Pioli pritet që t’i besojë ekipit të tij që luajti ndaj Fiorentinës të hënën. Felipe Melo dhe Joao mario pritet të jenë në stol, por kjo varet nga vlerësimet që i bën në krahasim me dyshin Kondogbia – Banega të cilët patën paraqitje të mrekullueshme ndaj Fiorentinës.

inter-chape

Top lojtarët

napoli-inter

A e dini se?

Napoli është i pamposhtur në 25 nga 26 neshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.

Janë realizuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Napolit në shtëpi.

Interi ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

icardi-1234

Analiza

Napoli ka rënë në vendin e shtatë në kampionat pas një pike të parë në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos të hënën. Ata janë vetëm katër pikë larg vendit të dytë dhe pozita tabelare nuk është dëshmues për gjasat e tyre.

Formacionet e mundshme: Napoli - Inter
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Napoli - Inter

Interi ka mposhtur Fiorentinën dhe hyn me motivim të madh edhe pse ka shumë aspekte të lojës që duhet të përmirësohen. Stefano Pioli duket se po punon mirë përkundër faktit se ka pasur një kalendar të vështirë që prej se mori në dorë timonin e klubit Nerazzur.

Ndeshja pritet të jetë me tempo të lartë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ndeshja mund të karakterizohet me kundërsulme nga të dyja skuadrat, ku Napoli sigurisht se hyn si favorit në këtë takim, por motivimi i Interit për këtë duel është i lartë dhe mund të shohim një ndeshje me gola, por që në fund mund të përfundojë shumë lehtë pa fitues.

Parashikimi: Napoli 1-1 Inter

Në trend Sport

Më shumë
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori