LAJMI I FUNDIT:

”Paraqituni për votim që të mos fitojë shqiptari” (Foto)

”Paraqituni për votim që të mos fitojë shqiptari” (Foto)

Gazeta e përditshme ”Slloboden Peçat” ka publikuar një skandal diplomatik të përfaqësuesve qeveritar, deri te maqedonasit që punojnë dhe jetojnë në Francë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, atyre u kërkohet që të paraqiten për të votuar që të mos fitojë një shqiptarë në zgjedhje. Pjesë e kësaj fushate janë edhe promovues ekonomik në ambasadën e Maqedonisë në Paris.

Sindikata e MPJ-së alarmon për manipulime në diasporën e Maqedonisë
Lexo po ashtu Sindikata e MPJ-së alarmon për manipulime në diasporën e Maqedonisë

Gjithnjë sipas kësaj gazete, këta persona kanë shkuar nëpër aktivitete kishatre dhe u kanë kërkuar maqedonasve që të paraqiten për votim, që që të mos fitojë shqiptari.


Një skandal të ngjashëm të keqpërdorimit të diasporës e ka paralajmëruar edhe Sindikata e MPJ-së së Maqedonisë./Telegrafi/

slloboden-pecat