LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje dinjitoze e Shqipërisë, humbje e pafat (Foto/Video)

Paraqitje dinjitoze e Shqipërisë, humbje e pafat (Foto/Video)

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Zvicra, në një ndeshje ku ishte i pranishëm shpirti luftarak i Kuqezinjve deri në sekondat e fundit, por për fatin tonë të keq dolëm të humbur nga kjo sfidë.

flam


Një fillim jo i mirë i Kuqezinjve dhe Zvicra kaloi në epërsisë me një gol të shënuar nga mbrojtësi Fabian Schaar. Ishe minuta e katërt e takimit kur nga këndi harkoi Shaqiri, ndërsa Etrit Berisha bëri një dalje të gabuar duke ua dhënë mundësinë helvetikëve të kalojnë në epërsi.

xhaka

Pas dominimit në lojë dhe angazhimit për të krijuar shans për gol, kuqezinjtë ia dolën ta krijonin një të tillë. Hysaj dërgoi një pasim fantastik në fazën ofensive te Armando Sadiku, i cili u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar. Mirëpo, goditjen e tij e ndali portieri zviceran.

sadik1

Gjërat u përkeqësuan kur Lorik Cana u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa në një moment të dytë ai u tregua i pavëmendshëm. Prekjen e topit me dorë në një moment rrëzimi, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe ky ishte i dyti për të, ashtu që Cana e lëshoi fushën (37’). Menjëherë pas, Blerim Xhemajli e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

c1

Edhe pse luante më një lojtar më pak në pjesën e dytë, Shqipëria ishte më e mira në fushë duke e kontrolluar lojën dhe duke u përpjekur që ta barazonte sfidën. Ndërkohë që Berisha u tregua vendimtar në disa raste duke mos lejuar që të prekej më porta e tij.

berisha1

Përkundër angazhimit të madh dhe tentimeve për t’i gëzuar tifozët kuqezi, lojtarët tanë nuk arritën që ta merrni një pikë nga kjo sfidë e vështirë. Rastin magjik për t’i nivelizuar gjërat në minutat e fundit e pati Shkëlzen Gashi, por nuk ia doli të shënonte i vetëm përballë portierit zviceran.

Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon kundër nikoqirit, Francës. /Telegrafi/



Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori