LAJMI I FUNDIT:

Paraprakisht ndodhi një paralajmërim: Publikohet momenti i shpërthimit “të qëllimishëm” në Nashville të SHBA-së

Paraprakisht ndodhi një paralajmërim: Publikohet momenti i shpërthimit “të qëllimishëm” në Nashville të SHBA-së

Autoritetet kanë gjetur mbetje të mundshme njerëzore në zonën ku një shpërthim të premten në mëngjes tronditi qendrën e Nashville dhe plagosi tre persona, një ngjarje që policia e quajti “një akt të qëllimshëm”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është e paqartë nëse mbetjet kishin të bënin me shpërthimin apo nëse ishin të personit përgjegjës ose një viktime, thanë zyrtarët.

Kështu që, FBI po heton së bashku me zyrtarët lokalë dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve dhe qyteti i Nashville aktivizoi Qendrën e tij të Operacioneve Emergjente.


“Kjo duket të ketë qenë një veprim i qëllimshëm”, shkroi në Twitter, Departamenti i Policisë.

Ndryshe një paralajmërim audio po transmetohej nga një makinë pak para se të hidhej në erë, u tha gazetarëve Shefi i Departamentit të Policisë, John Drake, gjatë një konference shtypi.

“Nëse mund ta dëgjoni këtë mesazh, evakuohuni tani”, thuhej në paralajmërim.

Zyrtarët fillimisht u përgjigjen pasi morën një raportim për të shtëna, tha Drake.

Ata thirrën në skuadrën e bombave pasi panë automjetin e dyshimtë, duke transmetuar mesazhin, tha ai.

Drake tha që oficerët gjetën automjetin me një regjistrim që thoshte se do të shpërthente për 15 minuta.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin e transmetimit të paralajmërimit si dhe momentin e shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori