LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen britanikët: Shkaku i coronavirusit, distanca mund të jetë e nevojshme për ‘pjesën më të madhe të vitit’

Paralajmërohen britanikët: Shkaku i coronavirusit, distanca mund të jetë e nevojshme për ‘pjesën më të madhe të vitit’

Distanca sociale do të ishte e nevojshme për “të paktën gjysmën e vitit” për të ndaluar mbingarkimin e njësive të kujdesit intensiv, sipas këshillave zyrtare shkencore të Britanisë së Madhe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Grupi Këshillues Shkencor për Emergjencat (SAGE) rekomandoi të ketë midis masave më shumë dhe më pak të rrepta për shumicën e një viti.

Dhe sipas BBC, masat e rrepta përfshijnë mbylljen e shkollave dhe distancimin shoqëror për të gjithë, ndërsa masat më pak kufizuese përfshijnë raste izoluese dhe shtëpiake.


Një vlerësim i tillë vjen pasi kryeministri Boris Johnson tha të enjten se Mbretëria e Bashkuar mund të “qëndrojë në valën” e shpërthimit të coronavirusit brenda 12 javësh.

Shkollat në Angli, Skoci dhe Uells do të mbyllen të premten deri në njoftimin e mëtejshëm – përveç fëmijëve të cenueshëm dhe atyre me një prind të identifikuar si një punëtor kryesor.

Gjithashtu më shumë se 65,000 mjekëve dhe infermierëve në pension në Angli dhe Uells u është kërkuar të kthehen të punojnë, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit.

Dhe autoritetet janë të vendosura të prezantojnë një pako të subvencioneve të pagave në përpjekje për të mbrojtur miliona të punësuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë

"Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

Turqia
Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës - në telefonatën e tij me Zelenskyn

Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës - në telefonatën e tij me Zelenskyn

Botë
Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerika
Kalo në kategori