LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish: Kemi e do të kemi pengesa – por programin tonë do ta çojmë deri në fund

Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish: Kemi e do të kemi pengesa – por programin tonë do ta çojmë deri në fund

Në kohën kur SBASHK ka paralajmëruar sërish greva para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka renditur disa nga punët që ka kryer ajo me kabinetin e saj, e që sipas saj janë të arritura në sektorin e arsimit.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje kanë realizuar një mori punësh e u janë përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilën e kanë gjetur sektorin e arsimit.

“Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës. Kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti”, ka shkruar Nagavci.


Ministrja tutje ka përmendur edhe Projektligjin për Paga, të cilin SBASHK-u është duke e kundërshtuar.

Nagavci ka thënë se në këtë projektligj të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

Nagavci, SBASHK-ut: Kërcënimet tuaja për grevë nuk mund të vazhdojnë më, procesi mësimor do të nis sipas përgatitjeve
Lexo po ashtu Nagavci, SBASHK-ut: Kërcënimet tuaja për grevë nuk mund të vazhdojnë më, procesi mësimor do të nis sipas përgatitjeve

Postimi i plotë:

Përgjatë këtij një viti e gjysëm qeverisje kemi realizuar një mori punësh e kemi nisur reformat për të cilat jemi zotuar, por në anën tjetër u jemi përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilin e kemi gjetur sektorin e arsimit dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj kohe kemi marrë një sërë masash e veprimesh të cilat ndihmojnë direkt mësimdhënësit:

– Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.

– Kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit që janë tepricë teknologjike që të mos i lëmë pa punë.

– 1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës e po punojmë njëkohësisht edhe për riplanifikim e kujdes për buxhetin.

– Sivjet kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti.

– Ndër tjera kemi zgjidhur problemin me norma, psh. në Komunën e Fushë Kosovës – ky problem ka qenë më shumë se 10 vjet. Në buxhetin e vitit 2023 tashmë janë paraparë më shumë se 150 norma të stafit arsimor për këtë komunë.

– Në Projektligjin e ri për paga i cili është në diskutim paraprak, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

– Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave.

– Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

– Jemi duke punuar maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla e t’ i pajisim me kabinete, laboratore e salla sportive.

14 shkurti ka qenë moment i kthimit të madh për rregullimin e secilit sektor shoqëror tashmë të dëmtuar rëndë, ndër të cilët pothuajse më së rëndi ky i arsimit. Dhe padyshim fajtorët nuk janë anonim. Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale, por çdo ditë po marrim iniciativa e vendime që do të na nxjerrin përfundimisht nga kjo gjendje. Kemi e do të kemi pengesa, por kemi edhe vullnetin e hekurt që besimin që kemi marrë nga qytetarët për programin tonë ta çojmë deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori