LAJMI I FUNDIT:

Paradentoza dhe karcinoma

Paradentoza dhe karcinoma

Paradentoza kronike (sëmundje e gingivave, e cila karakterizohet me humbjen e masës kockore dhe indit të butë rreth dhëmbit) mund të shtoje rrezikun për t’u sëmurë nga llojet e ndryshme të kancerit të kokës dhe qafës.

Revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention” njofton se paradentoza në masë më të madhe shton rrezikun e zhvillimit të karcinomës së zgavrës së gojës dhe fytit.

Ekspertët amerikanë nga Instituti për kërkimet e kancerit “Roswell Park”, pohojnë se paradentoza kronike shfaqte rrezik të ngjashëm në zhvillimin e kancerit si te duhanpirësit ashtu edhe te jo-duhanpirësit.

Shkencëtarët sugjerojnë se për të parandaluar paradontozën, rrjedhimisht edhe karcinomën e zgavrës së gojës dhe fytit, faktor i rëndësishëm është mbajtja e higjienës orale.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori