LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Britani 5.2 për qind

Papunësia në Britani 5.2 për qind

Papunësia në Britaninë e Madhe ka rënë pranë niveleve minimale të 8 viteve të fundit. Norma e papunësisë ka rënë kështu në 5.2%, që është edhe niveli më i ulët që prej muajit Maj të vitit 2008, duke zbritur nga 5.3% që ishte më parë.

Punësimi është rritur me 207 mijë individë për të prekur shifrën e 31.3 milionë të punësuarve në total . Të dhënat e fundit flasin gjithashtu për një ngadalësim të rritjes së pagave gjatë tre muajve të fundit, ku rritja fiksohet në vetëm 2%. Pritshmëritë flisnin për një rritje pranë 2.3%.

Me ekonomisë e vendit duke punuar thuajse në kapacitet të plotë, Banka e Anglisë po mban nën mbikqyrje pikërisht tregun e punës si faktorin kryesor që do të nxisë rritjen e normave të interesit për të parën herë që prej vitit 2007.


Në rast se produktiviteti do të përmirësohej, atëherë kompanitë do të kishin më shumë hapësira për rritjen e pagave, çka do të prodhonte edhe presionet inflacioniste të shumëkërkuara. Me normën e inflacionit pranë zeros, mbi Bankën e Anglisë ka shumë pak presion për shtrëngimin e politikave monetare.

Anëtarë të bordit drejtues të Bankës së Anglisë janë të bindur se duhet pritur deri sa të rikthehet rritja e pagave dhe inflacioni pranë objektivit përpara se të votohet për rritjen e normave të interesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori