LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Kënaqësia seksuale është dhuratë nga Zoti, shmangni pornografinë

Papa Françesku: Kënaqësia seksuale është dhuratë nga Zoti, shmangni pornografinë

Papa Françesku tha sot se “kënaqësia seksuale është një dhuratë nga Zoti”, por u bëri thirrje katolikëve që të shmangin pornografinë, shkruan The Guardian.

“Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por është e minuar nga pornografia. Kënaqësia pa një marrëdhënie mund të krijojë forma varësie”, tha Papa, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se dashuria duhet mbrojtur dhe se “fitimi i luftës kundër epshit mund të jetë një përpjekje e përjetshme”.


Mediat raportuan se Papa po i përgjigjej kritikave nga kritikët konservatorë, pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i departamentit doktrinar në Vatikan, Victor Manuel Fernandez, u rishfaq në shitje javën e kaluar.

Libri i kardinalit argjentinas të afërt me Papa Françeskun përfshin, ndër të tjera, një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmës mashkullore dhe femërore.

Duke iu përgjigjur kritikave, Fernandez tha se “definitivisht” nuk do të shkruante një libër të tillë tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori