Pandemia COVID-19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë.
Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikës (INSTAT) tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 12 mijë e 600 persona në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në fund të vitit 2020, INSTAT raportoi se ishin të punësuar 264 mijë e 300 të rinj, ndërsa në fund të vitit 2019 ishin të punësuar 276 mijë e 984 persona.
Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre mujorin e katërt të vitit 2020 ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç.
Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet. indeksi i punësimit në këto aktivitete shënoi rënie nga 35-50 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020.
Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës treguan se, gjatë tremujorit të fundit të vitit humbën punën mbi 37 mijë persona, prej të cilëve 33 % ishin të rinj.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, kur ndikimi i pandemisë në tregun e punës ishte më i mprehte dolën të papunë rreth 47 mijë persona, mirëpo me ardhjen e sezonit turistik punësimi nisi rigjallërimin, madje treguesit e punësimit shënuar përmirësim te të rinjtë sidomos. Me përfundimin e sezonit turistik dhe rikthimin e valës pandemike mijëra të rinj e humbën sërish punën.
Rritja e papunësie në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq trendët e emigracionit në vend që ishin të larta edhe para krizës pandemike.
Një studim i ekspertëve ka identifikuar se, 70 për qind e 20-vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018.
“Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grup-moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë”, thuhet në studim.
INSTAT ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5 për qind e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë.
Studimi mbi të “Rinjtë 2018-2019” i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se, potenciali për të emigruar në grup-moshën 15-29 vjeç është rreth 60 për qind.
Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është më e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit, gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania