LAJMI I FUNDIT:

Panarit: Serbia të heq dorë nga ultimatumet

Panarit: Serbia të heq dorë nga ultimatumet

Ministria i Jashtme i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga vënia e ultimatumeve.

Ministri Panariti u ka bërë thirrje që të dyja palë të zhvillojnë dialog për zgjedhjen e problemeve.

“Duhet të zhvillojnë një dialog ku të përfshihet edhe një paketë e cila përmban edhe problemet që ka mes shqiptarëve edhe serbëve të Luginës së Preshevës".


“Kjo paketë duhet të përfshijë edhe diskriminimin që iu është bërë shqiptarëve në aspektin historik, ekonomik dhe politik. Ultimatumet nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemeve dhe unë i bëj apel autoriteteve serbe që të heqin dorë nga ultimatumet”, theksoi ministri Panariti. /Telegrafi/