LAJMI I FUNDIT:

PAN-i si ka të sigurta as votat e Listës Serbe

PAN-i si ka të sigurta as votat e Listës Serbe

Në kohën kur po ofrohet mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, koalicioni PAN nuk i ka të sigurta as votat e deputetëve të Listës Serbe.

Këtë të paktën e ka thënë vet deputeti serb, Sasha Millosavljeviq të mërkurën, kur bashkë me kolegët e tij, u regjistruan si deputetë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.


Milosavljeviq, tha se ende nuk kanë marrë qëndrim nëse do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar Kuvendi e as për Qeverinë e Haradinajt.

Madje theksoi se deri me tani nuk kanë diskutuar me askënd nga PAN-i, derisa, e quajti të natyrshëm rolin e Beogradit për përcaktimin e tyre politik.

“Këto ditë do të mbajmë takime ku do ta bëjmë të ditur qëndrimin tonë nëse do të votojmë për kryeparlamentarin dhe pastaj për formimin e qeverisë. Kur të vjen koha ne do të parashtrojmë kushtet tona dhe varësisht nga kjo do të arrijmë marrëveshje”, tha Millosavljeviq.

Por, në anën tjetër ndryshe ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili theksoi se ka pasur takime javët e fundit nga Haradinaj e Veseli me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Numri dy i PDK-së është shprehur i bindur se i kanë votat dhe me 3 gusht do ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori