LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, ku u lënduan rreth 30 persona

Pamje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, ku u lënduan rreth 30 persona

Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazit në një qendër tregtare në Ferizaj.

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur pasdite. Major Qazim Reka ka deklaruar se nga shpërthimi janë lënduar 31 qytetarë.

“Janë lënduar 31 qytetarë, shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë ai.


Ndërkohë nga QKUK kanë bërë të ditur se tre pacientë tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, e të cilët kanë djegie të shkallës së dytë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani tha se pesë pacientë janë rrugës për në QKUK, ndërkaq edhe 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Janë tre pacientë të cilët i kemi pranuar dhe kanë djegie të shkallës së dytë, edhe pesë jemi duke i pritur, pra janë në ardhje, kurse 12 janë ende duke u trajtuar në Ferizaj. Për momentin vetëm mund të ju them se kanë djegie të shkallës së dytë”, tha shkurt Lenjani për Telegrafin.

Në pamjet e publikuara shihet se një lokal ka marrë plotësisht flakë, ndërkohë që vërehen  dhe dëme të shumta materiale. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura që ishin të vendosura para qendrës tregtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori