LAJMI I FUNDIT:

Pakistani, bisedime me FMN-në për ekonominë

Pakistani, bisedime me FMN-në për ekonominë

Pakistani ka filluar bisedimet jozyrtare me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organet e tjera lidhur me një paketë me një vlerë prej 10-15 miliardë dollarësh e hartuar për të stabilizuar ekonominë dhe shmangur një krizë në bilancin e pagesave, njoftoi sot gazeta "Financial Times".

Pak më shumë se gjysma e shumës do të jepet në formën e një huadhënie të FMN-së dhe pjesa tjetër e shumës do të sigurohet nga Banka Botërore, Banka e Zhvillimit Aziatik dhe donatorët të dyanshëm, përfshirë Arabia Saudite, thuhej në raport.

Pakistani po kërkon gjithashtu fonde nga Kina, thuhej në raport