Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur pajtimi që Miroslav Lajçak, të emërohet edhe formalisht si Përfaqësues i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për disa çështje të tjera të angazhimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nga burimet diplomatike në BE mësohet se vendimi për emërimin e Lajçakut do të merret javën e ardhshme, në ndonjërin prej takimeve të Këshillit të ministrave të bllokut, shkruan Evropa e Lirë.
Ideja ishte që këtë emërim ta bëjnë ministrat e Jashtëm, gjatë takimit të paraparë për të hënën, por kjo mund të shtyhet për më vonë gjatë javës, pasi dokumenti për mandatin e Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së duhet të ndryshojë.
Disa shtete kanë kërkuar që në tekstin e mandatit të bëhet e qartë se fokusi i punës së Përfaqësuesit të posaçëm të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shumë sesa çështjet tjera në rajon, siç është pajtimi apo diplomacia publike.
Po ashtu, disa shtete kanë kërkuar që të sqarohen edhe raportet që të sqarohen edhe raportet që do të ketë Lajçak me përfaqësuesit e posaçëm të BE-së në Prishtinë dhe Sarajevë.
“Për emërimin e Miroslav Lajçak ka pajtim, por ende pritet të sqarohen disa hollësi rreth mandatit”, tha një diplomat i BE-së.
Këshilli i BE-së, që është institucioni që ka përgjegjësinë për emërimet e përfaqësuesve të posaçëm që zakonisht emërohen për shtete dhe rajone problematike -është po ashtu në pritje të ndryshimeve të procedurave, pasi shumica e takimeve zhvillohen përmes videove online, pa praninë fizike të ministrave në Bruksel, pas përhapjes së coronavirusit të ri.
Sipas rregullave ekzistuese, për të pasur mundësi të vendimmarrjes në takimet e Këshillit të ministrave, të pranishëm fizikisht duhet të jenë së paku gjysma e tyre. Por, për shkak të krizës së shkaktuar nga përhapja e coronavirusit, fizikisht është e pamundur të ketë një kuorum të tillë.
Sekretariati i Këshillit dhe shërbimi ligjor janë duke e shqyrtuar mundësinë, që për një kohë kalimtare, të mund të merren vendime edhe me procedurë të shkruar dhe kjo mund të bëhet në rastin e emërimit të Lajçakut. Nëse lejohet që vendimet të merren në formë të shkruar, atëherë emërimi i Lajçakut mund të bëhet në cilindo prej takimeve të ministrave të BE-së në Këshill.
Për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të mërkurën, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Përfaqësuesi i lartë dhe kryeministri diskutuan edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Përfaqësuesi i lartë përsëriti qëndrimin e BE-së se tarifat duhet të hiqen pasi ato janë një pengesë për bashkëpunimin rajonal, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë. Është e rëndësishme për Kosovën që të drejtojë një proces negociator përfshirës me Serbinë në formatin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka njoftuar Komisioni Evropian pas kësaj bisede telefonike.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre, pasi Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018 vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Serbia ka kushtëzuar kthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë taksën, me qëllim që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë