LAJMI I FUNDIT:

Pagat e administratës rriten për 20 për qind

Pagat e administratës rriten për 20 për qind

Sipas gazetës “Kosova Sot”, pas analizave, qeveria e Kosovës sipas projektudhëzimit ka rekomanduar rritjen e pagave per 20 për qind, megjithëse faktorët ndërkombëtarë kanë këshilluar që kjo rritje të mos jetë më shumë se 10 për qind.

Kostoja e rritjes së pagave nga ana e qeverisë së Kosovës do të jetë rreth 20 milion euro në vit.

Aktualisht, në Kosovë janë të punësuar në administratë mbi 70 mijë persona ndërsa paga e tyre bruto është 205 euro, ndërsa ata marrin pagë neto në shumën prej 187 euro.

Qeveria e Kosovës dha premtim për të rritur pagat e administratës, pas kërcënimit të tyre për grevë. Rritja e pagave pritet të fillojë nga viti i ardhshëm.