LAJMI I FUNDIT:

Padia e Ramës ndaj Haradinajt mund të mbetet pa u shqyrtuar deri në vitin 2023

Padia e Ramës ndaj Haradinajt mund të mbetet pa u shqyrtuar deri në vitin 2023

Padia për shpifje e Kryeministrit Rama ndaj Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj mund të mbes 3 vite pa u shqyrtuar nëse trajtohet sikur lëndët e tjera. Kështu besojnë analistët e çështjeve juridike të cilët vlerësojnë se Rama po e përdorë padinë për përmirësim të imazhit të tij në Kosovë.

Padia për shpifje e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kryeministrit të Kosovës Ramush Haaradinaj e dorëzuar të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës mund të mbes pa u shqyrtuar deri në 2023.

Kështu pohon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.


“Nëse zbatohet praktika e deritanishme dhe nuk privilegjohet lënda e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, atëherë beteja ligjore mes dy kryeministrave do të trajtohet në vitin 2023”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Miftaraj i cili ka parë edhe padinë 30 faqëshe tha se përkundër fakteve të prezantuara deklarimet të cilave ju referohet Rama duhen parë si deklarime politike e jo private

“Këto deklarime politike Haradinaj nuk i ka bërë në cilësinë e personit privat, por i ka bërë si person zyrtar, pra si kryeministër i Kosovës”, shtoi më tej Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq Arton Demhasaj nga “Çohu” vlerësoi se është për keqardhje që ekziston një padi e tillë mes dy kryeministrave shqiptarë.
Shtoi se një padi e tillë nga Rama mund të ketë qëllim përmirësimin e imazhit të tij në Kosovë.

“Kjo padi i jep kohë Edi Ramës të përmirësoj imazhin ose është një tendencë për të përmirësuar imazhin e tij dhe njëkohësisht politikisht për të qenë më korrekt pasi që mund të thotë “Unë kam dorëzuar padinë për ato që thënë Haradinaj dhe nuk deklarohem për këtë çështje por pres vendimin e gjykatës”, deklaroi Arton Demhasaj.

Dëshmitë e paraqitura nga Rama në padinë për shpifje lidhen me deklarimet e 3 muajve të fundit të kryemninistrit në Detyrë për idenë e shkëmbimit të territoreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori