LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Vuçiq mund të vijë në Kosovë, por jo ta vizitojë liqenin e Ujmanit (Video)

Pacolli: Vuçiq mund të vijë në Kosovë, por jo ta vizitojë liqenin e Ujmanit (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një deklaratë për media në Bruksel rreth vizitës së presidentit serb në Kosovë, Aleksander Vuçiq tha se atij i është lejuar vizita në Kosovë, por sipas tij, në kërkesën për vizitë nuk ka qenë e paraparë vizita në liqenin e Ujmanit.

Pacolli në një prononcim për media tha se kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë i janë përgjigjur pozitivisht, me planin e tij të vizitës, por sipas tij, tani del kërkesa e re për ta vizituar Ujmanin, e që nuk ka qenë fillimisht e paraparë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se kërkesa e Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin është e paarsyeshme, pasi atje nuk ka as banorë e as qendra që mund të vizitohen.


“Nuk e kuptojmë arsyen pse kjo kërkesë. Ne nuk kemi marrë artikulim të saktë pse duhet ta vizitojë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë, ne jemi të hapur, jemi nikoqir të mirë. Por, vizita në Ujman është e pakuptimtë”, tha Pacolli.

Ai tha se nuk dëshiron ta paragjykojë qëllimin e Vuçiqit për ta vizituar liqenin e Ujmanit, por tha se nuk ka arsye që të vizitohet.

I pyetur nëse Vuçiq do të kërkojë edhe vizitën në Ujman, Pacolli tha “nëse me kërkesë të veçantë bazohet në diçka, arsyetohet kërkesa e tij atëherë ne nuk do të jemi ngushtë për këtë kërkesë”.

Pacolli bëri të ditur se janë duke vazhduar takimet dypalëshe në Bruksel me palën evropiane.

Ai tha se nuk është e sigurt nëse do të mbahet takimi Thaçi-Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori