LAJMI I FUNDIT:

Pacolli propozon qeverisje të përkohshme gjithëpërfshirëse

Pacolli propozon qeverisje të përkohshme gjithëpërfshirëse

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se i vije keq për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët, sipas tij, dështuan të tregojnë se janë shërbim të qytetarit dhe krijuan këtë situatë nga e cila pësojnë qytetarët.

Në një lidhje ekskluzive nga shtëpia e tij në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit, Pacolli ka kërkuar konsultime nga liderët e subjekteve që të ketë konsultime korrekte duke respektuar pozicionet dhe të shkohet me një qeverisje të përkohshme gjithëpërfshirëse. /RTV Dukagjini/Telegrafi/