LAJMI I FUNDIT:

Pacolli prezanton vajzën e tij, Selena (Foto)

Pacolli prezanton vajzën e tij, Selena (Foto)

Behgjet Pacolli ka prezantuar para publikut shqiptar vajzën tij më të madhe, e cila quhet Selena.

Kreu në largim i Aleancës Kosova e Re, ka postuar një foto me vajzën e tij në rrjetin social Facebook, ku ka shfrytëzuar rastin t’ia urojë asaj edhe ditëlindjes, të cilët e kishte dje, më 8 mars, pikërisht në ditën e grave.

Biznesmeni më i suksesshëm kosovar ka treguar se vajza e tij tash është 28-vjeçe dhe se jeton dhe punon në Zurich të Zvicrës, ku edhe është shkolluar. /Telegrafi/


pacolli